E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR KALIMIN E PËRGJEGJËSISË SË ADMINISTRIMIT NGA MINISTRIA E MBROJTJES MINISTRISË SË ARSIMIT DHE SHKENCËS, TË PRONËS NR.265, “ISH-SHTËPIA E USHTARAKËVE”, ELBASAN, DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.515, DATË 18.7.2003, TË KËSHILLIT TË MI

V E N D I M 

PËR 

KALIMIN E PËRGJEGJËSISË SË ADMINISTRIMIT NGA MINISTRIA E MBROJTJES MINISTRISË SË ARSIMIT DHE SHKENCËS, TË PRONËS NR.265, “ISH-SHTËPIA E USHTARAKËVE”, ELBASAN, DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.515, DATË 18.7.2003, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI MINISTRISË SË MBROJTJES”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13 e 15, shkronja “c”, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

 

1.     Kalimin në përgjegjësi administrimi të pronës nr.265, “Ish-Shtëpia e Ushtarakëve”, Elbasan, nga Ministria e Mbrojtjes e Ministria e Arsimit dhe Shkencës, për universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan. 

2.     Prona e përmendur në pikën 1, të këtij vendimi, të hiqet nga lista e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore të Ministrisë së Mbrojtjes, miratuar me vendimin nr.515, datë 18.7.2003, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar.

3.     Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës i ndalohet që pronës së përcaktuar në këtë vendim, t’i ndryshojë destinacionin, ta tjetërsojë ose t’ua japë në përdorim të tretëve.

4.     Ngarkohen ministri i Mbrojtjes, ministri i Arsimit dhe Shkencës, ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë të ndjekin procedurat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA


08/07/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›