V E N D I M PËR HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMEVE TË DOKTORATËS, NË FAKULTETIN E INXHINIERISË SË NDËRTIMIT, TË UNIVERSITETIT POLITEKNIK TË TIRANËS, SI DHE PËR MIRATIMIN E KUOTËS SË PRANIMIT E TË TARIFËS SË SHKOLLIMIT, NË KËTË PROGRAM STUDIMESH
V E N D I M
PëR
HAPJEN E PROGRAMIT Të STUDIMEVE Të DOKTORATëS, Në FAKULTETIN E INXHINIERISë Së NDëRTIMIT, Të UNIVERSITETIT POLITEKNIK Të TIRANëS, SI DHE PëR MIRATIMIN E KUOTëS Së PRANIMIT E Të TARIFëS Së SHKOLLIMIT, Në KëTë PROGRAM STUDIMESH
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26, 34, 42 dhe 75, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I
1. Hapjen, në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, të Universitetit Politeknik të Tiranës, të programit të studimeve të ciklit të tretë, të doktoratës, në inxhinieri ndërtimi, i cili realizohet me tre profile:
i.Në inxhinieri ndërtimi, në përfundim të së cilës lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor (Dr.) në Inxhinieri Ndërtimi”.
ii.Në inxhinieri hidroteknike, në përfundim të së cilës lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor (Dr.) në Inxhinieri Ndërtimi, me profil Inxhinieri Hidroteknike”.
iii.Në inxhinieri mjedisi, në përfundim të së cilës lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor (Dr.) në Inxhinieri Ndërtimi, me profil Inxhinieri Mjedisi”.
2. Ky program studimesh e fillon veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2009 –2010.
3. Kohëzgjatja e këtij programi studimesh të doktoratës është, të paktën 3 vite, ku përfshihen edhe edhe 60 kredite për studime të organizuara.
4. Kuota e pranimit në këtë program studimesh, për vitin akademik 2009 - 2010, është 14.
5. Nga kuota e mësipërme caktohen dy kuota për kandidatët nga trojet shqiptare jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë, dhe administrohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, sipas kërkesave të institucioneve zyrtare të këtyre trojeve.
6. Kuotat e paplotësuara rishpërndahen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
7. Tarifa e shkollimit, për këtë program studimesh të doktoratës, është 2 00.000 (dyqind mijë) lekë dhe likuidohet për çdo vit të kohëzgjatjes normale, në këste të caktuara nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit të Universitetit Politeknik të Tiranës.
8. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimin i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i miratuar për Universitetin Politeknik të Tiranës, pa efekte buxhetore shtesë.
9. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Universiteti Politeknik i Tiranës, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
07/01/2010