E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.998, DATË 30.9.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KUOTAT FINANCIARE TË USHQIMIT NË MENSA E KONVIKTE, BURSAT E SHTETIT DHE PAGESAT E NXËNËSVE DHE TË STUDENTËVE, NË INSTITUCIONET ARSIMORE PUBLIKE, PËR VIT

V E N D I M 

PëR 

NJë NDRYSHIM Në VENDIMIN NR.998, DATë 30.9.2009, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “PëR KUOTAT FINANCIARE Të USHQIMIT Në MENSA E KONVIKTE, BURSAT E SHTETIT DHE PAGESAT E NXëNëSVE DHE Të STUDENTëVE, Në INSTITUCIONET ARSIMORE PUBLIKE, PëR VITIN SHKOLLOR 2009-2010”
 
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 63, të ligjit nr.7952, datë 21.6.1995, “Për sistemin arsimor parauniversitar”, të ndryshuar, të nenit 29, të ligjit nr.8872, datë 29.3.2002, “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë”, të nenit 57, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 42, të ligjit nr.9357, datë 17.3.2005, “Për statusin e punonjësit të Shërbimit Informativ të Shtetit”, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
1.     Shkronja “a”, e pikës 2.3, të vendimit nr.998, datë 30.9.2009, të Këshillit të Ministrave, ndryshohet, si më poshtë si vijon:
 
“a) Fëmija, nxënës apo student, i punonjësit të Policisë së Shtetit, Forcave të Armatosura apo i Shërbimit Informativ të Shtetit, që ka humbur jetën në krye e për shkak të detyrës. Në fillim të çdo viti akademik, Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes dhe Shërbimi Informativ i Shtetit  dërgojnë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës listën emërore të tyre.”.
 
2. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës, DAR-të /ZA-të dhe institucionet e arsimit të lartë e njësitë e pushtetit vendor për zbatimin e këtij vendimi.
 
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
 
 
K R Y E M I N I S T R I
 
SALI  BERISHA07/01/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›