V E N D I M PËR NJË NDRYSHIM DHE SHTESË NË VENDIMIN NR.424, DATË 12.8.2002, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËr CAKTIMIN E SHPËRBLIMIT DITOR PËR USHTARAKËT SHQIPTARË TË DËRGUAR NË AFGANISTAN, NË KUADËR TË KOALICIONIT NDËRKOMBËTAR KUNDËR TERRORIZMIT”, TË
V E N D I M
PëR
NJë NDRYSHIM DHE SHTESë Në VENDIMIN NR.424, DATë 12.8.2002, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “Për CAKTIMIN E SHPëRBLIMIT DITOR PëR USHTARAKëT SHQIPTARë Të DëRGUAR Në AFGANISTAN, Në KUADëR Të KOALICIONIT NDëRKOMBëTAR KUNDëR TERRORIZMIT”, Të NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 3, të ligjit nr.8932, datë 25.7.2002, “Për dërgimin e një force ushtarake shqiptare në Afganistan, në kuadër të koalicionit ndërkombëtar kundër terrorizmit”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.10190, datë 26.11.2009, “Për buxhetin e vitit 2010”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Në vendimin nr.424, datë 12.8.2002, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të bëhen ky ndryshim dhe kjo shtesë:
a) Në pikën 1 fjalët “...të jetë 60 (gjashtëdhjetë) dollarë amerikanë...’’ zëvendësohen me “...të jetë 12 000 (dymbëdhjetë mijë) lekë, për nivelin e parë të rrezikshmërisë, dhe 9 000 (nëntë mijë) lekë, për nivelin e dytë të rrezikshmërisë...’’.
b) Pas pikës 1shtohet pika 1/1, me këtë përmbajtje :
“1/1.Ministri i Mbrojtjes përcakton nivelin e rrezikshmërisë për trupat që do të marrin pjesë në mision, në bazë të tabelës së vlerësimit të rrezikshmërisë.”.
2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 janar 2010.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA07/01/2010