V E N D I M PËR MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR LICENCIMIN DHE INSPEKTIMIN E VEPRIMTARIVE ME BURIME TË RREZATIMEVE JONIZUESE”
V E N D I M
PëR
MIRATIMIN E RREGULLORES “PëR LICENCIMIN DHE INSPEKTIMIN E VEPRIMTARIVE ME BURIME Të RREZATIMEVE JONIZUESE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 9, të ligjit nr.8025, datë 9.11.1995, "Për mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese", të ndryshuar, dhe të nenit 5, të ligjit nr.10081, datë 23.2.2009, “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Miratimin e rregullores “Për licencimin dhe inspektimin e veprimtarive me burime të rrezatimeve jonizuese”, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimi për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA07/01/2010