V E N D I M PËR HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMEVE TË DOKTORATËS, NË FAKULTETIN E SHKENCAVE TË NATYRËS, TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS, SI DHE PËR MIRATIMIN E KUOTËS SË PRANIMIT E TË TARIFËS SË SHKOLLIMIT, NË KËTË PROGRAM STUDIMESH
V E N D I M
PëR
HAPJEN E PROGRAMIT Të STUDIMEVE Të DOKTORATëS, Në FAKULTETIN E SHKENCAVE Të NATYRëS, Të UNIVERSITETIT Të TIRANëS, SI DHE PëR MIRATIMIN E KUOTëS Së PRANIMIT E Të TARIFëS Së SHKOLLIMIT, Në KëTë PROGRAM STUDIMESH
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26, 34, 42 e 75, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave,
V E N D O S I:
1. Hapjen, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, të Universitetit të Tiranës, të programit të studimeve, të ciklit të tretë, të doktoratës, në informatikë.
2. Në përfundim të këtij programi studimesh lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor (Dr.) në Informatikë”.
3. Ky program studimesh e fillon veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2009 – 2010.
4. Kohëzgjatja e këtij programi të studimeve të doktoratës është, të paktën, 3 vite akademike , ku përfshihen edhe 60 kredite për studime të organizuara.
5. Kuota e pranimit në programin e studimeve të doktoratës në informatikë, për vitin akademik 2009-2010, është 10.
6. Nga kuota e përcaktuar në pikën 5, të këtij vendimi, caktohet një kuotë për kandidatët nga trojet shqiptare jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë, e cila administrohet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, sipas kërkesave të institucioneve zyrtare të këtyre trojeve.
7. Kuotat e paplotësuara rishpërndahen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
8. Tarifa e shkollimit, për këtë program studimesh të doktoratës, është 200 000 (dyqind mijë) lekë dhe likuidohet për çdo vit të kohëzgjatjes normale, në këste të caktuara nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës, të Universitetit të Tiranës.
9. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i miratuar për Universitetin e Tiranës.
10. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Universiteti i Tiranës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
07/01/2010