V E N D I M PËR HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, “MASTER I NIVELIT TË PAR˔, NË UNIVERSITETIN “ISMAIL QEMALI”, VLORË
V E N D I M
PËR
HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, “MASTER I NIVELIT TË PARË”, NË UNIVERSITETIN “ISMAIL QEMALI”, VLORË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26, pikat 1, 2 e 3, dhe 42, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Hapjen, në universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë, të programeve të studimit të ciklit të dytë, “Master i nivelit të parë”, në Fakultetin e Ekonomisë dhe të Drejtësisë, në:
a) “Sipërmarrje dhe turizëm”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë, “Master i nivelit të parë”, MNP, në sipërmarrje dhe turizëm;
b) “Administrim publik”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të parë”, MNP, në administrim publik.
2. Programi i studimeve të ciklit të dytë, “Master i nivelit të parë”, realizohet me 60 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre është një vit.
3. Këto programe studimi të fillojnë veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2009-2010.
4. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti vjetor , miratuar për universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë.
5. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
30/09/2009