Këshilli i Ministrave miraton projektligjin “Për Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm, në Ministrinë e Brendshme”
Këshillit të Ministrave mori në shqyrtim dhe miratoi sot projektligjin “Për Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm, në Ministrinë e Brendshme”. Me anë të këtij projektligji, i cili është dhe në kuadër të angazhimeve të qeverisë shqiptare në proceset integruese në Bashkimin Evropian dhe të përafrimit të legjislacionit tonë me atë ndërkombëtar, synohet të krijohen bazat për rritjen e pavarësisë, eficencës dhe forcimin e kapaciteteve të këtij shërbimi.
Kryeministri Berisha u shpreh se projektligj, i cili është hartuar me ekspertizën më të mirë dhe është në kuadër të angazhimeve të qeverisë shqiptare në proceset e integrimit, është një tjetër dëshmi se qeveria po kryen në vazhdimësi reforma.