E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha kërkon përshpejtimin e procedurave për ligjin e ri të urbanistikës

Kryeministri Berisha tha se një ndër problemet që kërkon zgjidhje, që vërehet edhe në raportin e Bankës Botërore për klimën e biznesit, janë lejet e ndërtimit. Si përgjigje ndaj këtij problemi, Kryeministri kërkoi përshpejtimin e procedurave për ligjin për urbanistikën.

“Rezultatet e studimit, - theksoi Kryeministri - janë shumë inkurajuese dhe na ftojmë të procedojmë me shpejtësi, veçanërisht për ligjin për urbanistikën. Në këtë drejtim, ne nuk shkëlqejmë. Nëse ka një gjë që nuk shkëlqen në Shqipëri, janë lejet e ndërtimit. Së pari, ne duhet të shkurtojmë afatet dhe së dyti, të vendosim konceptin "heshtja, është miratim”, u shpreh Kryeministri Berisha, duke theksuar se ky parim duhet të vendosim në çdo procedurë, pasi ai i vë burokratit kufi, i jep një goditje shumë të rëndë korrupsionit dhe zhduk varësinë.

Në këtë drejtim, duke iu referuar edhe raportit të Bankës Botërore, Kryeministri tha se Tirana renditet e 17-ta në rajon për sa i përket lejeve të ndërtimit.   

“Në këtë aspekt, në qofte se në studimin e Bankës Botërore Shkodra dhe Vlora kanë sërish vende të lakmueshme, e para renditet e 7-ta dhe e dyta e 9-ta, Tirana, për fat të keq, renditet në vendin e 17-ta në rajon. Për numrin e procedurave për leje ndërtimi, Tirana renditet e 18-ta. Po kështu, Tirana është problematike në regjistrimin e pasurive,” u shpreh Kryeministri.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›