Këshilli i Ministrave miraton projektligjin “Për administratën gjyqësore”
- Kryeministri Berisha: Projektligji vendos standarde të reja në transparencën e administratës gjyqësore
Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave miratoi projektligjin “Për administratën gjyqësore”, i cili përcakton saktë statusin e administratës gjyqësore, të gjykatave të shkallës së parë dhe të apelit, për rritjen e profesionalizmit dhe pavarësisë së pushtetit gjyqësor.
Kryeministri Berisha u shpreh se ky projektligji vendos standarde të reja në transparencën e administratës gjyqësore. “Ky projektligj vendos standarde evropiane administratën gjyqësore, si dhe vendos standarde të reja sa i përket në transparencën së kësaj administrate. Projektligji është në kuadrin e reformave që do të ndërmerren për sistemin gjyqësor”, u shpreh Kryeministri Berisha.
Në hartimin e tij kanë dhënë kontribut ekspertë të misionit “EURALIUS” dhe të Këshillit të Evropës. Ky projekt përmbush kërkesat e partneritetit evropian, për statusin e administratës gjyqësore, duke i ofruar asaj të njëjtat garanci, që ofron ligji për statusin e nëpunësit për administratën publike.