E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR MIRATIMIN E DOKUMENTIT TË POLITIKAVE PËR KOMUNIKIMET ELEKTRONIKE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

V E N D I M

PëR

MIRATIMIN E DOKUMENTIT Të POLITIKAVE PëR KOMUNIKIMET ELEKTRONIKE Në REPUBLIKëN E SHQIPëRISë

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, pika 1, të ligjit nr.9918, datë 19.5.2008, “Për komunikimet elektronike dhe postare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e Dokumentit të Politikave për Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.


2. Ngarkohet ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit të bashkëpunojë me Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare, si dhe institucionet e tjera për ndjekjen dhe zbatimin e plan-veprimeve, që i bashkëlidhet këtij dokumenti.

3. Ngarkohet ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit për zbatimin e këtij vendimi.

4. Vendimi nr.288, datë 18.6.1999, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e Dokumentit të Politikave për Zhvillimin e Telekomunikacioneve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, shfuqizohet.


Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


05/05/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›