E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË HUASË, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE FONDIT OPEC PËR ZHVILLIM NDËRKOMBËTAR (OFID), PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT TË RRUGËVE DYTËSORE DHE LOKALE (FAZA II)

V E N D I M

PëR

MIRATIMIN, Në PARIM, Të MARRëVESHJES Së HUASë, NDëRMJET REPUBLIKëS Së SHQIPëRISë DHE FONDIT OPEC PëR ZHVILLIM NDëRKOMBëTAR (OFID), PëR FINANCIMIN E PROJEKTIT Të RRUGëVE DYTëSORE DHE LOKALE (FAZA II)

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 26, të ligjit nr.9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë”, dhe të neneve 5 dhe 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit dhe ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin, në parim, të marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar (OFID), për financimin e projektit të rrugëve dytësore dhe lokale (faza II), me një kredi prej 10 000 000 (dhjetë milionë) USD.

2. Autorizohet Ministria e Financave, që, nëpërmjet marrëveshjes së transferimit, të transferojë fondet e huasë te Fondi Shqiptar i Zhvillimit, si agjenci zbatuese e projektit, të përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


05/05/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›