V E N D I M PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURISË SË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI (SISTEMIM - ASFALTIM), I SEGMENTIT RRUGOR MJEDË-KRYQËZIM PUKË
V E N D I M
PëRshpronësimin, për INTERES PUBLIK, Të PRONARëVE Të PASURISë Së PALUAJTSHME, PRONë PRIVATE, Që PREKEN NGA NDëRTIMI (SISTEMIM - ASFALTIM), I SEGMENTIT RRUGOR MJEDë-KRYQëZIM PUKë
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 dhe 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik”, të nenit 8 të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit për vitin 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurisë së paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi (sistemim - asfaltim) i segmentit rrugor, Mjedë- Kryqëzim Pukë”.
2. Shpronësimi bëhet në favor të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.
3. Pronarët e pasurisë së paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë,, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për sipërfaqen 3 544 (tre mijë e pesëqind e dyzet e katër) m2, me çmimet konfirmuara nga ZRKKP-ja, me vlerë 4 754 112 (katër milionë e shtatëqind e pesëdhjetë e katër mijë e njëqind e dymbëdhjetë) lekë.
4. Shpenzimet procedurale, në vlerën 452 000 (katërqind e pesëdhjetë e dy mijë) lekë, të përballohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve.
5. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, 4 754 112 (katër milionë e shtatëqind e pesëdhjetë e katër mijë e njëqind e dymbëdhjetë) lekë, të përballohet nga “Llogaria e veçantë” e Ministrisë së Financave në Bankën e Shqipërisë, “Fondi i Shpronësimeve”.
6. Shpronësimi të fillojë më 15.5.2010 dhe të përfundojë më 15.8.2010.
7. Pronarët e përmendur në listën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për të cilët është bërë shënimi “Konfirmim nga ZRPP”, do të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve. Për objektin e z. Flamur Hoxhaj, duhet të plotësohet dokumentacioni i pronësisë, pasuria e të cilit është për t’u regjistruar në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Kompensimi i tij do të bëhet pasi të ketë përfunduar regjistrimi i pasurisë në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, si dhe pasi të ketë paraqitur dokumentacionin e pronësisë.
8. Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve të kryejë likuidimin e pronarëve brenda afateve të përcaktuara në pikën 6, të këtij vendimi, në bazë të dokumentacionit të pronësisë.
9. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike dhe Transportit, Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
05/05/2010