E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR MIRATIMIN E KALIMIT TË PRONËSISË SË PARCELAVE NDËRTIMORE, NË FAVOR TË POSEDUESVE TË OBJEKTEVE INFORMALE

V E N D I M 

PËR 

MIRATIMIN E KALIMIT TË PRONËSISË SË PARCELAVE NDËRTIMORE, NË FAVOR TË POSEDUESVE TË OBJEKTEVE INFORMALE

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 17, të ligjit nr.9482,           datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, dhe të shkronjës “ç”, të nenit 4, të ligjit nr.7980,                   datë 27.7.1995, “Për shitblerjen e trojeve”, të ndryshuar, dhe të paragrafit të tretë, të nenit 175, të ligjit nr.7850, datë 29.7.1994, “Për Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Miratimin e kalimin në pronësi të poseduesve të objekteve informale, të sipërfaqeve të parcelave ndërtimore, të zëna, sipas listës dhe planvendosjeve përkatëse, që i bashkëlidhen këtij vendimi, në:

·         qarkun e Tiranës, 2 918 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 881 249,29 (tetëqind e tetëdhjetë e një mijë e dyqind e dyzet e nëntë presje njëzet e nëntë) m2 ;

·         qarkun e Beratit, 162 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 46 536,25 (dyzet e gjashtë mijë e pesëqind e tridhjetë e gjashtë presje njëzet e pesë) m2 ;

·         qarkun e Elbasanit, 459 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 110 314,18 (njëqind e dhjetë mijë e treqind e katërmbëdhjetë presje tetëmbëdhjetë) m2 ;

·         qarkun e Fierit, 250 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 67 027,15 (gjashtëdhjetë e shtatë mijë e njëzet e shtatë presje pesëmbëdhjetë) m2 ;

·         qarkun e Durrësit, 713 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 252 313,93 (dyqind e pesëdhjetë e dy mijë e treqind e trembëdhjetë presje nëntëdhjetë e tre) m2 ;

·         qarkun e Lezhës, 345 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 73 299,85 (shtatëdhjetë e tre mijë e dyqind e nëntëdhjetë e nëntë presje tetëdhjetë e pesë) m2 ;

·         qarkun e Dibrës, 30 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 9 800 (nëntë mijë e tetëqind) m2 ;

·         qarkun e Gjirokastrës, 58 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 6 798,20 (gjashtë mijë e shtatëqind e nëntëdhjetë e tetë presje njëzet) m2.

·         qarkun e Korçës, 12 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 3 234,26 (tre mijë e dyqind e tridhjetë e katër presje njëzet e gjashtë) m2.

·         qarkun e Kukësit, 166 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 76 535,87 (shtatëdhjetë e gjashtë mijë e pesëqind e tridhjetë e pesë presje tetëdhjetë e shtatë) m2.

·         qarkun e Vlorës, 1 408 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 561 353,56 (pesëqind e gjashtëdhjetë e një mijë e treqind e pesëdhjetë e tre presje pesëdhjetë e gjashtë) m2.

2. Ngarkohet Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale për kryerjen e procedurave të kalimit të pronësisë së parcelës ndërtimore, të objekteve informale, nga shteti te poseduesi i ndërtimit pa leje.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA


11/06/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›