E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.362, DATË 1.4.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, PROCEDURAVE DHE TË DOKUMENTACIONIT PËR HYRJEN, QËNDRIMIN DHE TRAJTIMIN E TË HUAJVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRIS˔, TË NDRYSHUAR

V E N D I M 

PËR 

NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.362, DATË 1.4.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, PROCEDURAVE DHE TË DOKUMENTACIONIT PËR HYRJEN, QËNDRIMIN DHE TRAJTIMIN E TË HUAJVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13, pika 2, e 20, të ligjit nr.9959, datë 17.7.2008, “Për të huajt”, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme dhe të ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Në lidhjen, “Formati tip nr.5-Lista e vendeve, shtetasit e të cilave hyjnë pa vizë në Republikën e Shqipërisë dhe çfarë dokumenti duhet të paraqesin”, të përmendur në shkronjën “a”, të vendimit nr.362, datë 1.4.2009, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohen edhe:

“...Rusia, Serbia dhe Ukraina me  dokumentin pasaportë, për periudhën 1 maj deri në 31 tetor 2009.”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA


11/06/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›