V E N D I M PËR NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.787, DATË 14.12.2005, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË PROCEDURAVE DHE TË MASËS SË NDIHMËS EKONOMIKE”, TË NDRYSHUAR
V E N D I M
PëR
NJë SHTESë Në VENDIMIN NR.787, DATë 14.12.2005, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “PëR PëRCAKTIMIN E KRITEREVE, Të PROCEDURAVE DHE Të MASëS Së NDIHMëS EKONOMIKE”, Të NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10, 19, pika 3, 20, pika 2, 29, pika 10, e 35, të ligjit nr.9355, datë 10.3.2005, "Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punës, çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Pas pikës 23, të kreut III, të vendimit nr.787, datë 14.12.2005, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohet pika 23/1, me këtë përmbajtje:
“23/1. Përfitimi i ndihmës ekonomike, në masën e përcaktuar në pikat 18, 19, 20, 21 e 22, të këtij vendimi, paguhet nga shërbimet bankare, që funksionojnë pranë njësisë së qeverisjes vendore, ku ka vendbanimin përfituesi, ose nga shërbimi postar për njësitë e qeverisjes vendore, ku nuk ka një të tillë.”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data 1 janar 2010.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA16/12/2009