V E N D I M PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.37, DATË 28.1.2002, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E REPARTIT TË INSPEKTIM-SHPËTIMIT NË MINIERA”, TË NDRYSHUAR
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.37, DATË 28.1.2002, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E REPARTIT TË INSPEKTIM-SHPËTIMIT NË MINIERA”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 14, të ligjit nr.8741, datë 15.2.2001, “Për sigurinë në punë në veprimtarinë minerare”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Pika 10, e vendimit nr.37, datë 28.1.2002, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“10. Struktura organizative e repartit të inspektim-shpëtim në miniera (RISHM) të jetë sipas pasqyrës, që i bashkëlidhet këtij vendimi.”.
2. Vendimi nr.744, datë 9.11.2006, i Këshillit të Ministrave, shfuqizohet.
3. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
08/07/2009