E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2009, MIRATUAR PËR MINISTRINË E SHËNDETËSISË, PËR MBULIMIN E PJESSHËM TË SHPENZIMEVE TË KURIMIT TË Z. ENGJËLL GJONDREKAJ, NË ITALI

V E N D I M 

PËR 

NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2009, MIRATUAR PËR MINISTRINË E SHËNDETËSISË, PËR MBULIMIN E PJESSHËM TË SHPENZIMEVE TË KURIMIT TË Z. ENGJËLL GJONDREKAJ, NË ITALI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45,  të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe nenit 12, të ligjit nr.10 025, datë 27.1.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1.     Ministrisë së Shëndetësisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2009, zëri “Shpenzime operative”, t’i shtohet fondi 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë, për mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve të kurimit të z. Engjëll Gjondrekaj, në Itali.

2.     Ky fond të  përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të vitit 2009.

3.     Pagesat të bëhen kundrejt paraqitjes së faturave origjinale të institucionit të kurimit.

4.     Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ministria e Shëndetësisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

 


28/05/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›