V E N D I M PËR NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.47, DATË 16.1.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PROGRAMIN E NXITJES SË PUNËSIMIT, NËPËRMJET FORMIMIT NË PUN˔
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.47, DATË 16.1.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PROGRAMIN E NXITJES SË PUNËSIMIT, NËPËRMJET FORMIMIT NË PUNË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4 e 8, 11 e 12, të ligjit nr.7995, datë 20.9.1995, “Për nxitjen e punësimit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Në fund të paragrafit të parë, të pikës 7, të vendimit nr.47, datë 16.1.2008, të Këshillit të Ministrave, shtohet fjalia, me këtë përmbajtje:
“Po nga këto fonde, zyra përkatëse e punësimit bën edhe derdhjen e kontributit për sigurimin nga aksidentet në punë, në masën 0.5 për qind të pagës minimale, i cili derdhet në degën përkatëse të sigurimit shoqëror të detyrueshëm.”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA