E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2009, MIRATUAR PËR MINISTRINË E SHËNDETËSISË, PËR MBULIMIN E SHPENZIMEVE TË KURIMIT TË PROF.DR. GENC SULÇEBE, NË ZVICËR

V E N D I M 

PËR 

NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2009, MIRATUAR PËR MINISTRINË E SHËNDETËSISË, PËR MBULIMIN E SHPENZIMEVE TË KURIMIT TË PROF.DR. GENC SULÇEBE,  NË ZVICËR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45,  të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 12, të ligjit nr.10 025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1.     Ministrisë së Shëndetësisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2009, zëri “Shpenzime operative”, t’i shtohet fondi 5 000 000 (pesë milionë) lekë, për mbulimin e shpenzimeve të kurimit, në Zvicër, të Prof. Dr. Genc Sulçebe.

2.     Ky fond të  përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

3.     Pagesa të bëhet pas paraqitjes së faturave origjinale të institucionit të kurimit.

4.     Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

 

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA


18/06/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›