E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria miraton disa ndryshime në ligjin për tatimin mbi të ardhurat, në ligjin për prokurimin publik dhe atë për trajtimin e të dënuarve

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, Kryeministri Berisha veçoi të një rëndësie të veçantë ndryshimet e propozuara në ligjin për tatimin mbi të ardhurat; në ligjin për prokurimin publik dhe atë për trajtimin e të dënuarve.

- Fillimisht Kryeministri u ndal në projektligjin për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për tatimin mbi të ardhurat. Në këtë projektligj, u shpreh Kryeministri, gjen përgjigje shqetësimi i biznesit të madh, i cili në dy vjet i ka përcjellë qeverisë shqetësimin për mungesën e faturës në biznesin e vogël, mungesë e cila krijon probleme për ta.

Kryeministri Berisha u shpreh se Ministria e Financave, nëpërmjet këtij projektligji, i jep përgjigje serioze këtij problemi, duke mos lëvizur detyrimin fiskal të biznesit të vogël, por duke unifikuar faturën për këtë biznes.

“Kjo ka qenë një lëvizje jashtëzakonisht e rëndësishme. Ministria e Financave nuk përzgjodhi -në, për të cilën kishte një rrymë të fuqishme që kërkonte ta shtrinim -në në çdo qelizë të biznesit, por mbajti -në në ato nivele që është vendosur dhe gjeti një rrugë tjetër shumë të dobishme,” u shpreh Kryeministri.

Kryeministri u shpreh se ky vendim së bashku me rimbursimin e -së në bujqësi dhe kasat regjistruese i shërben kompletimit të reformës fiskale.

- Kryeministri u ndal edhe në projektligjin për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për prokurimin publik. Këto ndryshime, të cilat bëhen me kërkesën e institucioneve ndërkombëtare, i japin mundësi KESH-it për të manovruar më mirë në blerjen e energjisë, në mënyrë që ta realizojë këtë blerje në një kohë sa më të përshtatshme dhe të shkurtër. Ndryshimet e propozuara ndërmerren si një masë që lehtëson përballimin e mungesës së energjisë elektrike.

“Ndryshimi në ligjin për prokurimin publik, i cili bëhet me kërkesën e institucioneve ndërkombëtare, që e kanë certifikuar këtë ndryshim, i jepet mundësia KESH-it të ketë më manovralitet më të lartë në blerje energjie veçanërisht, që KESH-i të mund të jetë i gatshëm për të blerë në kohën më të përshtatshme dhe të shkurtër, kur e gjen sasinë e energjisë,” u shpreh Kryeministri.

- Gjatë mbledhjes së qeverisë,  Kryeministri u ndal në projektligjin e dërguar nga Ministria e Drejtësisë “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin për të drejta dhe trajtimin e të dënuarve. Duke përshëndetur hartimin e këtij projektligji, Kryeministri kërkoi nga Ministria e Drejtësisë shqyrtimin e formave alternative të dënimit.

“Format alternative të vuajtjes së dënimit janë të domosdoshme. Nuk mund të trajtohet njëlloj “dashja” dhe “pa dashja”, “qëllimi” dhe “aksidenti”. Në vendet e zhvilluara format alternative të dënimit janë të njohura, sikundër janë të domosdoshme edhe për ne. Duhet  të punohet me intensitet për të përpunuar dhe përcaktuar me objektivitet format alternative të vuajtjes së dënimit dhe për këtë ekzistojnë edhe modelet.”

- Gjithashtu Këshilli i Ministrave miratoi edhe vendimet për përcaktimin e autoritetit kontraktues për dhënien me koncesion të dy hidrocentraleve “Kukur 2” dhe “Stojan”.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›