V E N D I M PËR NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.335, DATË 2.9.1997, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR LËSHIMIN E PASAPORTAVE DIPLOMATIKE DHE TË SHËRBIMIT”, TË NDRYSHUAR
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.335, DATË 2.9.1997, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR LËSHIMIN E PASAPORTAVE DIPLOMATIKE DHE TË SHËRBIMIT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 4, të ligjit nr.8668, datë 23.11.2000, “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit”, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në pikën 4, të vendimit nr.335, datë 2.9.1997, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohet paragrafi, me këtë përmbajtje:
“- Titullarët e institucioneve qendrore, në varësi të Këshillit të Ministrave/Kryeministrit.”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA