E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR shpronËsimin, pËr INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR LEVAN – VLORË

V E N D I M 

PëR 

shpronësimin, për INTERES PUBLIK,  Të PRONARëVE Të PASURIVE Të PALUAJTSHME, PRONë PRIVATE, Që PREKEN NGA NDëRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR LEVAN – VLORë

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21,  të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, dhe të nenit 8, të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
1.    Shpronësimin, për interes publik, të  pasurive  të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor Levan – Vlorë.
 
2.    Shpronësimi të bëhet në favor të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.
 
3.    Pronarët e pasurive  të paluajtshme,  që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatës, që paraqitet në tabelën bashkëlidhur  këtij  vendimi, për sipërfaqen  109 571( njëqind e nëntë mijë e pesëqind e shtatëdhjetë e një) m2,  tokë arë, me  një vlerë të përgjithshme shpronësimi prej                    48 120 850.6 (dyzet e tetë milionë e njëqind e njëzet mijë e tetëqind e pesëdhjetë pikë gjashtë) lekësh.
4.    Shpenzimet procedurale, në vlerën 1 190 000 (një milion e njëqind e nëntëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve.   
5.    Vlera te përgjithshme  e shpronësimit, 48 120 850.6 (dyzet e tetë milionë e njëqind e njëzet mijë e tetëqind e pesëdhjetë pikë gjashtë) lekë, të përballohet nga llogaria e veçantë e Ministrisë së Financave në Bankën e Shqipërisë “Fondi i shpronësimeve”.
6.    Shpronësimi të fillojë më 31.12.2009 dhe të përfundojë më 31.3.2010.
7.    Pronarët e përmendur në listen, që i bashkalidhet këtij vendimi, për të cilët është bërë shënimi “Konfirmim nga ZRPP”, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.
8.    Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve të kryejë likuidimin e pronarëve brenda afateve të përcaktuara në pikën 6, të këtij vendimi, në bazë të dokumentacionit të pronësisë dhe të konfirmimeve të zyrave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, Vlorë dhe Fier.
9.    Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve për zbatimin e këtij  vendimi.
 Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në "Fletoren  zyrtare". 

KRYEMINISTRISALI  BERISHA23/12/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›