E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PER BASHKËPUNIMIN E INSPEKTORATIT SHTETËROR TË PUNËS ME INSTITUCIONET NË VARËSI TË MINISTRISË SË DREJTËSISË

V E N D I M

PëR

BASHKëPUNIMIN E INSPEKTORATIT SHTETëROR Të PUNëS ME INSTITUCIONET Në VARëSI Të MINISTRISë Së DREJTëSISë

Në mbështetje të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të nenit 12, të ligjit nr.9634, datë 30.10.2006, “Për inspektimin e punës dhe Inspektoratin Shtetëror të Punës”, me propozimin e ministrit të Punës, çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Inspektorati Shtetëror i Punës bashkëpunon me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, për:

a) inspektimin e punonjësve civilë, për zbatimin e legjislacionit të punës;
b) dërgimin e të dhënave, nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, për aksidentet në punë me pasojë vdekjen ose jo, si edhe për sëmundjet profesionale.

2. Inspektorati Shtetëror i Punës bashkëpunon me Institutin e Mjekësisë Ligjore për vënien në dispozicion të një kopjeje të procesverbalit që mbahet nga mjekësia ligjore për të evidentuar shkakun e aksidentit në punë.

3. Ngarkohen Ministria e Punës, çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe Ministria e Drejtësisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


01/09/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›