VENDIM PER PËRCAKTIMIN E KRITEREVE TË KONKURRIMIT, PËR DHËNIEN ME QIRA, ME ÇMIMIN 1 (NJË) EURO, TË SIPËRFAQES PREJ 87 586.8 M², TË NDËRMARRJES SË PRODHIMIT TË ÇELIQEVE, ELBASAN
V E N D I M
PëR
PëRCAKTIMIN E KRITEREVE Të KONKURRIMIT, PëR DHëNIEN ME QIRA, ME çMIMIN 1 (NJë) EURO, Të SIPëRFAQES PREJ 87 586.8 M², Të NDëRMARRJES Së PRODHIMIT Të çELIQEVE, ELBASAN
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.9967, datë 24.7.2008, “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr.4, datë 9.7.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore, të ndërmarrjeve apo objekteve të vecanta, mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve”, dhe të pikës 3, të kreut IV, të vendimit nr.1712, datë 24.12.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për dhënien me qira ose enfiteoze të pasurive shtetërore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Dhënien me qira, me çmimin 1 (një) euro/kontrata, të një sipërfaqeje prej 87 586.8 (tetëdhjetë e shtatë mijë e pesëqind e tetëdhjetë e gjashtë pikë tetë) m², të Ndërmarrjes së Prodhimit të çeliqeve, Elbasan, për zhvillimin e një veprimtarie prodhuese.
2. Kriteret e konkurrimit për dhënien me qira të këtij objekti do të jenë:
a) Investimi 50 pikë;
b) Punësimi 30 pikë;
c) Koha e fillimit të punës 20 pikë.
3. Për dhënien me qira të zbatohen procedurat e përcaktuara në vendimin nr.1712, datë 24.12.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për dhënien me qira ose enfiteozë të pasurive shtetërore”, të ndryshuar.
4. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
01/09/2010