E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIM PER NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.60, DATË 1.2.2006, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI SHËRBIMIT SOCIAL SHTETËROR”, TË NDRYSHUAR

V E N D I M

PëR

NJë SHTESë Në VENDIMIN NR.60, DATë 1.2.2006, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “PëR MIRATIMIN E LISTëS Së INVENTARIT Të PRONAVE SHTETëRORE, Të CILAT I KALOJNë Në PëRGJEGJëSI ADMINISTRIMI SHëRBIMIT SOCIAL SHTETëROR”, Të NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13 e 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001,“Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punës, çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Në vendimin nr.60, datë 1.2.2006, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, në listën e formularëve shtohet formulari me numrin rendor 33, “Qendra Kombëtare Pritëse për Viktimat e Trafikimit”, në Tiranë”, sipas tabelës dhe planimetrisë që i bashkëlidhen këtij vendimi.

2. Ngarkohen Ministria e Punës, çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Ministria e Brendshme, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Social Shtetëror dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA


01/09/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›