E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIM PER SHTYRJEN E AFATIT TË BOTIMIT TË NJOFTIMIT TË FITUESIT DHE TË NJOFTIMIT TË KONTRATËS SË LIDHUR, PËR PROCEDURAT E PROKURIMIT, PËR OBJEKTET EINVESTIMEVE, TË GRANTIT KONKURRUES, NË SHËNDETËSI, PËR VITIN 2008 &nbs

V E N D I M

PËR

SHTYRJEN E AFATIT TË BOTIMIT TË NJOFTIMIT TË FITUESIT DHE TË NJOFTIMIT TË KONTRATËS SË LIDHUR, PËR PROCEDURAT E PROKURIMIT, PËR OBJEKTET E INVESTIMEVE, TË GRANTIT KONKURRUES, NË SHËNDETËSI, PËR VITIN 2008

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 75, të  ligjit nr.9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë,  Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:

1. Lejimin e njësive të qeverisjeve vendore, komuna/bashki, të përfundojnë procedurat e prokurimit për ndërtimin dhe rikonstruksionin e objekteve të shërbimit parësor, me fondet e grantit konkurrues, të parashikuara në buxhetin e shtetit, të vitit 2008, sipas aneksit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi. brenda datës 31 dhjetor 2008.

Brenda këtij afati përfshihen edhe publikimi i fituesit dhe njoftimi, në Buletinin e Njoftimeve Publike, të kontratës së nënshkruar, i ekzekutimit të punimeve të ndërtimit e të financimit të tyre.

2. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Agjencia e Prokurimit Publik për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA


03/12/2008

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›