E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIM PER MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË PRONËSI KËSHILLIT TË QARKUT TË KORÇËS

V E N D I M

PËR


MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË PRONËSI KËSHILLIT TË QARKUT TË KORÇËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 8,  pika 3, e 13, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I :


1.Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në pronësi këshillit të qarkut të Korçës, sipas formularit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Lista, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përbëhet nga 3 (tri) fletë.

2.Kalimin në pronësi të këshillit të qarkut të Korçës vetëm të ndërtesave dhe mjediseve, ku ushtrohet veprimtaria administrative e këtij institucioni.

3.Nuk lejohet tjetërsimi ose ndërrimi i destinacionit të pronave, të përcaktuara në këtë vendim apo dhënia në përdorim të tretëve.

4.Ngarkohen ministri i Brendshëm, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë dhe kryetari i këshillit të qarkut të Korçës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›