E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIM PER HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMIT, TË CIKLIT TË DYTË, PRANË UNIVERSITETIT TË TIRANËS, NË VITIN AKADEMIK 2008-2009

V E N D I M

PËR

HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMIT, TË CIKLIT TË DYTË,  PRANË UNIVERSITETIT TË TIRANËS, NË VITIN AKADEMIK 2008-2009

Në mbështetje të nenit 100 te Kushtetutës dhe të neneve 26 e 42, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Hapjen, pranë Universitetit të Tiranës, të programeve të mëposhtme të studimit, të ciklit të dytë, sipas fakulteteve:

a) Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës:

i) Programi i studimit “Biologji mjedisore”, në përfundim të të cilit lëshohet, diplomë e nivelit të dytë, DND, në biologji mjedisore;
ii) Programi i studimit “Biologji molekulare”,  në përfundim të të cilit lëshohet, diplomë e nivelit të dytë, DND, në biologji molekulare;
iii) Programi i studimit “Fizikë”, në përfundim të të cilit lëshohet, diplomë e nivelit të dytë, DND, në fizikë;
iv) Programi i studimit “Bioteknologji molekulare dhe industriale”, në përfundim të të cilit lëshohet, diplomë e nivelit të dytë, DND, në bioteknologji molekulare dhe industriale;
v) Programi i studimit “Kimia industriale dhe mjedisore”, në përfundim të të cilit lëshohet, diplomë e nivelit të dytë, DND, në kimi industriale dhe mjedisore;
vi) Programi i studimit “Inxhinieria e proceseve kimike”, në përfundim të të cilit lëshohet, diplomë e nivelit të dytë, DND, në inxhinierinë e proceseve kimike.

b) Në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja:

i) Programi i studimit “Gjuhë dhe komunikim ndërkulturor e turistik”, në përfundim të të cilit lëshohet, diplomë e nivelit të dytë, DND, në gjuhë dhe komunikim ndërkulturor e turistik;
ii) Programi i studimit “Përkthim teknik-letrar dhe interpretim”, në përfundim të të cilit lëshohet, diplomë e nivelit të dytë, DND, në përkthim teknik-letrar dhe interpretim;
iii) Programin e studimit “Gjuhësi”, me profile:

 - Gjuhësi e sotme
 - Gjuhësi historike.
 
Në përfundim të këtij programi, do të lëshohen diplomat e mëposhtme:

• Diplomë e nivelit të dytë, DND, në gjuhësi, me profil gjuhësi e sotme;
• Diplomë e nivelit të dytë, DND, në gjuhësi, me profil, gjuhësi historike.

c) Në Fakultetin Histori Filologji:

i) Programi i studimit “Histori”, në përfundim të të cilit lëshohet, diplomë e nivelit të dytë, DND, në histori;
ii) Programi i studimit “Arkeologji”, në përfundim të të cilit lëshohet, diplomë e nivelit të dytë, DND, në arkeologji;
iii) Programi i studimit “Trashëgimi kulturore”, në përfundim të të cilit lëshohet, diplomë e nivelit të dytë, DND, në trashëgimi kulturore;
iv) Programi i studimit “Marrëdhënie ndërkombëtare”, në përfundim të të cilit lëshohet,  diplomë e nivelit të dytë, DND, në marrëdhënie ndërkombëtare;
v) Programi i studimit “Gazetari”, me profile:

- Marrëdhënie publike;
- Gazetari evropiane dhe ndërkombëtare;
- Komunikimi ndërkulturor;
- Marketing mediatik;
- Drejtimi dhe menaxhimi i mediave.

Në përfundim të këtij programi, do të lëshohen diplomat e mëposhtme:

• Diplomë e nivelit të dytë, DND, në gazetari, me profil marrëdhënie publike;
• Diplomë e nivelit të dytë, DND, në gazetari, me profil gazetari evropiane dhe ndërkombëtare;
• Diplomë e nivelit të dytë, DND, në gazetari, me profil komunikimi ndërkulturor;
• Diplomë e nivelit të dytë, DND, në gazetari, me profil marketing mediatik;
• Diplomë e nivelit të dytë, DND, në gazetari, me profil drejtimi dhe menaxhimi i mediave.

ç) Në Fakultetin e Shkencave Sociale:

i) Programi i studimit “Përkatësi gjinore dhe zhvillim”, në përfundim të të cilit lëshohet, diplomë e nivelit të dytë, DND, në përkatësi gjinore dhe zhvillim.

2. Programet e studimeve të ciklit të dytë realizohen me 120 kredite dhe zgjatja normale e tyre është dy vite.

3. Këto programe studimi të fillojnë veprimtarinë mësimore, në vitin akademik 2008-2009.

4. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i vitit 2008, miratuar për Universitetin e Tiranës.

5. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Universiteti i Tiranës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “ Fletoren zyrtare”.
      


K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›