VENDIM PER DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.503, DATË 30.6.2005, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR ORGANIZIMIN, KOMPETENCAT DHE FUNKSIONIMIN E AGJENCISË SË ADMINISTRIMIT TË PASURIVE TË SEKUESTRUARA DHE KONFISKUARA”, TË NDRYSHUAR
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.503, DATË 30.6.2005, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR ORGANIZIMIN, KOMPETENCAT DHE FUNKSIONIMIN E AGJENCISË SË ADMINISTRIMIT TË PASURIVE TË SEKUESTRUARA DHE KONFISKUARA”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 36, të ligjit nr.9284, datë 30.9.2004, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në vendimin nr.503, datë 30.6.2005, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të bëhen këto ndryshime:
a) Pika 1 ndryshohet si më poshtë vijon:
“1. Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, më poshtë “Agjencia”, është pjesë përbërëse e aparatit të Ministrisë së Financave.”.
b) Paragrafi i dytë, i pikës 4, shfuqizohet.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA