E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIM PER MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES USHTARAKE, GRANT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË TË REPUBLIKËS SË TURQISË

V E N D I M

PËR

 MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES USHTARAKE, GRANT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË TË REPUBLIKËS SË TURQISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Miratimin, në parim, të marrëveshjes ushtarake, grant, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë të Republikës së Turqisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

 SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›