VENDIM PER DHËNIEN E LEJES PËR HAPJEN E SHKOLLËS SË LARTË UNIVERSITARE, JOPUBLIKE, “SEVASTI & PARASHQEVI QIRIAZI”
V E N D I M
PER
DHËNIEN E LEJES PËR HAPJEN E SHKOLLËS SË LARTË UNIVERSITARE, JOPUBLIKE, “SEVASTI & PARASHQEVI QIRIAZI”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 1, 12 e 13, të ligjit nr.8461, datë 25.2.1999, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Dhënien e lejes për hapjen e shkollës së lartë universitare, jopublike, “Sevasti & Parashqevi Qiriazi”, me seli qendrore në Tiranë, Kodër Kamëz.
Shkolla e lartë universitare, jopublike, “Sevasti & Parashqevi Qiriazi”, do të ketë Fakultetin Ekonomik, me degët:
- Menaxhim biznesi (4 vite);
- Drejtues finance (4 vite);
- Drejtues kontabiliteti (4 vite).
Në mbarim të ciklit të parë të studimeve, të cilat do të zgjasin 4 vjet, shkolla e lartë universitare, jopublike, “Sevasti & Parashqevi Qiriazi”, do të japë diplomë universitare “Bachelor”, në titujt:
- Menaxhim biznesi;
- Drejtues finance;
- Drejtues kontabiliteti.
Shkolla e lartë universitare, jopublike, “Sevasti & Parashqevi Qiriazi”, do të fillojë veprimtarinë në vitin akademik 2006-2007 dhe do të ketë sistemin e studimeve me dhe pa shkëputje nga puna.
Ngarkohet Ministria e Arsimit dhe Shkencës të kryejë procesin e vlerësimit dhe të akreditimit të kurseve të studimit dhe të ndjekë zbatimin e ligjshmërisë.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA