E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIM PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURAVE TË PERKTHIMIT TE PYETESORIT TE KOMISIONIT EUROPIAN, NE KUADER TE ANETARESIMIT TE REPUBLIKES SE SHQIPERISE NE BASHKIMIN EUROPIAN

V E N D I M
PëR
PëRCAKTIMIN E ProceduraVE Të përkthimit të pyetësorit të komisionit eUropian, në kuadër të anëtarësimit të republikës së shqipërisë në bashkimin eUropian
 
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.9590, datë 27.7.2006, “Për ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komuniteteve Europiane e shteteve të tyre anëtare”, të ligjit nr.10 025, datë 27.11.2009, “Për buxhetin e vitit 2009”, të ndryshuar, dhe të shkronjës “d”, të nenit 7, të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Integrimit, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
1. Ministria e Integrimit organizon procesin e përzgjedhjes së përkthyesve për përkthimin dhe rishikimin e përkthimit të pyetësorit të Bashkimit Europian. Për këtë qëllim, Ministria e Integrimit ndjek këto procedura:
 
a)     Shpall lajmërimin për përzgjedhjen e përkthyesve;
b)     Përcakton kriteret për përzgjedhjen e tyre;
c)     Përcakton numrin e përkthyesve, që do të përfshihen në këtë proces;
ç)  Ndan punën, ndërmjet përkthyesve, sipas kapitujve/nënkapitujve të pyetësorit;
d)     Kujdeset për unifikimin e terminologjisë, gjatë procesit të përkthimit.
 
2. Vlerësimi i kandidaturave bëhet nga një komision vlerësimi, i ngritur me urdhër të ministrit të Integrimit.
 
3. Lista e përkthyesve të përzgjedhur miratohet nga ministri i Integrimit, me propozimin e komisionit të vlerësimit.
 
4. Tarifa e shpërblimit për përkthimin dhe rishikimin e përkthimit për një faqe kompjuterike është 2 000 (dy mijë) lekë, sipas standardeve të miratuara nga ministri i Integrimit.
 
5. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i vitit 2009, miratuar për Ministrinë e Integrimit.
 
6. Ngarkohet Ministria e Integrimit për zbatimin e këtij vendimi.
 
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
 
K R Y E M I N I S T R I
 
SALI  BERISHA03/12/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›