VENDIM PËR HAPJEN E INSTITUTIT TË STUDIMEVE EUROPIANE NË UNIVERSITETIN E TIRANËS
v e n d i m
PëR
HAPJEN E INSTITUTIT Të STUDIMEVE EUROPIANE Në UNIVERSITETIN E TIRANëS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 8, pika 2, 10, e 41, pika 5, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Hapjen e Institutit të Studimeve Europiane (ISE), si njësi kryesore, ndërfakultetore, në Universitetin e Tiranës (UT).
2. Instituti i Studimeve Europiane ka për mision:
a) organizimin e veprimtarive kërkimore-shkencore dhe të zhvillimit;
b) organizimin dhe ofrimin e programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe të tretë;
c) ofrimin e shërbimeve për të tretë dhe konsulenca në fushën e studimeve europiane.
3. Instituti i Studimeve Europiane ka si qëllim të veprimtarisë të tij përgatitjen dhe formimin e vazhduar të specialistëve shqiptarë, në kuadër të proceseve integruese drejt Bashkimit Europian dhe më gjerë.
4. Njësitë bazë të Institutit të Studimeve Europiane janë departamentet, si më poshtë vijon:
a) “Politika dhe qeverisje”;
b) “Diplomacia dhe marrëdhëniet ndërkombëtare”;
c) “Legjislacioni dhe institucionet europiane”.
5 . Struktura dhe mënyra e organizimit të Institutit të Studimeve Europiane përcaktohen në statutin e Universitetit të Tiranës, në përputhje me përcaktimet e bëra në ligjin nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
6. Burimet njerëzore, kapacitetet për mësim dhe kërkim, si dhe mjetet e nevojshme financiare sigurohen nga Universiteti i Tiranës.
7. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Universiteti i Tiranës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA03/12/2009