E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIM PER MIRATIMIN, NË PARIM, TË PROTOKOLLIT SHTESË TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË AUSTRISË, PËR REALIZIMIN E NJË SISTEMI KOMPJUTERIK PËR REGJISTRIN KOMBËTAR TË GJENDJES C

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË PROTOKOLLIT SHTESË TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË AUSTRISË, PËR REALIZIMIN E NJË SISTEMI KOMPJUTERIK PËR REGJISTRIN KOMBËTAR TË GJENDJES CIVILE NË SHQIPËRI


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të protokollit shtesë të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Austrisë, për realizimin e një sistemi kompjuterik për regjistrin kombëtar të gjendjes civile në Shqipëri.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA


03/12/2008

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›