VENDIM PER SHTYRJEN E AFATIT TË BOTIMIT TË NJOFTIMIT TË FITUESIT DHE TË NJOFTIMIT TË KONTRATËS SË LIDHUR, PËR PROCEDURAT E PROKURIMIT, TË KRYERA NGA ALUIZNI,DREJTORIA QENDRORE DHE DREJTORIA RAJONALE E QARKUT TË SHKODRËS, SI AUTORITETE KONTRAKTORE
V E N D I M
PËR
SHTYRJEN E AFATIT TË BOTIMIT TË NJOFTIMIT TË FITUESIT DHE TË NJOFTIMIT TË KONTRATËS SË LIDHUR, PËR PROCEDURAT E PROKURIMIT, TË KRYERA NGA ALUIZNI, DREJTORIA QENDRORE DHE DREJTORIA RAJONALE E QARKUT TË SHKODRËS, SI AUTORITETE KONTRAKTORE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 75, të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Lejimin e Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale (ALUIZNI), Drejtorisë Qendrore dhe drejtorisë rajonale për qarkun Shkodër, të shtyjnë afatin e botimit të njoftimit të fituesit dhe njoftimit të kontratës së lidhur, për procedurat e prokurimit, për mallra e ndërtime, me fondet e parashikuara në buxhetin e shtetit, të vitit 2008, sipas aneksit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi, brenda datës 31 dhjetor 2008.
Brenda këtij afati përfshihen lidhja dhe ekzekutimi i kontratave përkatëse.
2. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Financave, Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve informale, Drejtoria Qendrore dhe drejtoria rajonale e qarkut të Shkodrës dhe Agjencia e Prokurimit Publik për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
03/12/2008