E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PER SHPALLJEN E ZONAVE ARKEOLOGJIKE “A” DHE “B” TË QYTETIT TË VLORËS DHE MIRATIMIN E RREGULLORES SË ADMINISTRIMIT

V E N D I M

PëR

SHPALLJEN E ZONAVE ARKEOLOGJIKE “A” DHE “B” Të QYTETIT Të VLORëS DHE MIRATIMIN E RREGULLORES Së ADMINISTRIMIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 31, pika 1, e 53, pikat 1 e 2, të ligjit nr.9048, datë 7.4.2003, “Për trashëgiminë kulturore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpalljen e Zonave Arkeologjike “A” dhe “B” të qytetit të Vlorës, sipas hartës dhe koordinatave gjeografike, të përcaktuara në aneksin 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2. Miratimin e rregullores së administrimit të Zonave Arkeologjike “A” dhe “B” të qytetit të Vlorës, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

3. Në pikën 1, të vendimit nr.6, datë 7.1.2005, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e zonave arkeologjike, brenda qendrave të banuara në Shkodër, Lezhë, Krujë, Durrës, Elbasan, Berat, Vlorë dhe Sarandë”, zonifikimi për qytetin e Vlorës shfuqizohet.


4. Ngarkohen Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministria e Brendshme, Ministria e Punëve Publike dhe Transportit dhe organet e njësisë së qeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


01/09/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›