VENDIM PËR CAKTIMIN E GUVERNATORËVE DHE TË ZËVENDËSGUVERNATORËVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PRANË INSTITUCIONEVE NDËRKOMBËTARE FINANCIARE E TË ZHVILLIMIT
V E N D I M
PËR
CAKTIMIN E GUVERNATORËVE DHE TË ZËVENDËSGUVERNATORËVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PRANË INSTITUCIONEVE NDËRKOMBËTARE FINANCIARE E TË ZHVILLIMIT
Në mbështetje të ligjit nr.7515, datë 1.10.1991, “Për anëtarësinë e Republikës së Shqipërisë në Fondin Monetar Ndërkombëtar, Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, Korporatën Financiare Ndërkombëtare, Shoqatën e Zhvillimit Ndërkombëtar, Agjencinë e Garantimit të Investimeve Shumëpalëshe dhe në Qendrën Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Konflikteve në Investimet”, të ligjit nr.7525, datë 3.12.1991, “Për anëtarësinë e Republikës së Shqipërisë në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim”, të ligjit nr.8412, datë 1.10.1998, “Për ratifikimin e kartës së Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi”, dhe të ligjit nr.9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Caktimin e ministrit të Financave, guvernator të Republikës së Shqipërisë, pranë Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim.
2. Caktimin e zëvendësguvernatorit të Bankës së Shqipërisë, zëvendësguvernator të Republikës së Shqipërisë, pranë Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim.
3. Caktimin e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, guvernator të Republikës së Shqipërisë, pranë Fondit Monetar Ndërkombëtar.
4. Caktimin e zëvendësministrit të Financave, zëvendësguvernator të Republikës së Shqipërisë, pranë Fondit Monetar Ndërkombëtar.
5. Caktimin e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, guvernator të Republikës së Shqipërisë, pranë Agjencisë së Garantimit të Investimeve Shumëpalëshe.
6. Caktimin e zëvendësministrit të Financave, zëvendësguvernator të Republikës së Shqipërisë, pranë Agjencisë së Garantimit të Investimeve Shumëpalëshe.
7. Caktimin e zëvendësministrit të Financave, guvernator të Republikës së Shqipërisë, pranë Bankës Islamike të Zhvillimit.
8. Caktimin e zëvendësministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, zëvendësguvernator të Republikës së Shqipërisë, pranë Bankës Islamike të Zhvillimit.
9. Caktimin e ministrit të Financave, guvernator të Republikës së Shqipërisë, pranë Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
10. Caktimin e zëvendësministrit të Financave, zëvendësguvernator të Republikës së Shqipërisë, pranë Bankës Evropianë për Rindërtim dhe Zhvillim.
11. Caktimin e ministrit të Financave, guvernator të Republikës së Shqipërisë, pranë Fondit Ndërkombëtar për Zhvillimin e Bujqësisë (IFAD).
12. Caktimin e zëvendësministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, zëvendësguvernator të Republikës së Shqipërisë, pranë Fondit Ndërkombëtar për Zhvillimin e Bujqësisë (IFAD).
13. Caktimin e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Këshillin e Evropës, përfaqësues të Republikës së Shqipërisë, pranë bordit drejtues të Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës (CEB).
14. Caktimin e zëvendësministrit të Financave, përfaqësues të Republikës së Shqipërisë, pranë këshillit administrativ të Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës.
15. Caktimin e zëvendësministrit të Financave, guvernator të Republikës së Shqipërisë, pranë Bankës së Detit të Zi për Tregti dhe Zhvillim.
16. Caktimin e drejtorit të Përgjithshëm të Borxhit, pranë Ministrisë së Financave, zëvendësguvernator të Republikës së Shqipërisë, pranë Bankës së Detit të Zi për Tregti dhe Zhvillim.
17. Të gjitha vendimet e Këshillit të Ministrave, që bien në kundërshtim me këtë vendim, shfuqizohen.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA