E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË GRANTIT AL00016, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË MBRETËRISË SË HOLANDËS, PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “KATËR ANIJE PATRULLUESE PËR ROJEN BREGDETARE TË SHQIP

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË GRANTIT AL00016, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË MBRETËRISË SË HOLANDËS, PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “KATËR ANIJE PATRULLUESE PËR ROJEN BREGDETARE TË SHQIPËRISË”


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes së grantit AL00016, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga ministri і Financave, dhe qeverisë së Mbretërisë së Holandës, përfaqësuar nga Stichting ORET, për financimin, me një grant prej 10 908 974 (dhjetë milionë e nëntëqind e tetë mijë e nëntëqind e shtatëdhjetë e katër) eurosh, të projektit “Katër anije patrulluese për Rojen Bregdetare të Shqipërisë”, sipas tekstit që і bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


K R Y E M I N I S T R I


SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›