VENDIM PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË PROTOKOLLIT DYPALËSH TË BASHKËPUNIMIT PËR ZHVILLIM, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË ITALISË
V E N D I M
PëR
MIRATIMIN, Në PARIM, Të PROTOKOLLIT DYPALëSH Të BASHKëPUNIMIT PëR ZHVILLIM, NDëRMJET KëSHILLIT Të MINISTRAVE Të REPUBLIKëS Së SHQIPëRISë DHE QEVERISë Së REPUBLIKëS Së ITALISë
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Reformat dhe Marrëdhëniet me Kuvendin dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
v e n d o s i:
Miratimin, në parim, të protokollit dypalësh të bashkëpunimit për zhvillim, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Italisë, 2010-2012, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA07/04/2010