VENDIM PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.478, DATË 18.7.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELEVE TË PAGAVE TË NËPUNËSVE TË DISA INSTITUCIONEVE, NË VARËSI TË MINISTRAVE TË LINJËS”, TË NDRYSHUAR
V E N D I M
P ë R
DISA SHTESA DHE NDRYSHIME Në VENDIMIN NR.478, DATë 18.7.2007, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “PëR MIRATIMIN E STRUKTURëS DHE Të NIVELEVE Të PAGAVE Të NëPUNëSVE Të DISA INSTITUCIONEVE, Në VARëSI Të MINISTRAVE Të LINJëS”, Të NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5/1, të ligjit nr.8487, datë 13.5.1999, “Për kompetencat për caktimin e pagave të punës”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.10190, datë 26.11.2009, “Për buxhetin e vitit 2010”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në pikën 1, të vendimit nr.478, datë 18.7.2007, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të bëhen shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme:
a) Në fund të shkronjës “a” shtohet emërtesa “Drejtoria e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit”.
b) Në shkronjën “b” të bëhen ndryshimi dhe shtesa, si më poshtë vijon:
i) Emërtesa “Instituti i Kurrikulave dhe Trajnimit” shfuqizohet.
ii) Në fund të kësaj shkronje shtohen emërtesat “Instituti i Zhvillimit të Arsimit dhe Inspektorati Kombëtar i Arsimit Parauniversitar”.
2. Pagat e punonjësve të tjerë mbështetës të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, të Institutit të Zhvillimit të Arsimit dhe të Inspektoratit Kombëtar të Arsimit Parauniversitar të përcaktohen sipas vendimit për pagat e punonjësve mbështetës të institucioneve buxhetore.
3. Efektet financiare, për vitin 2010, të përballohen nga fondet e planifikuara për këtë vit për sistemin e Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe për sistemin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data e emërimit të nëpunësve dhe të punonjësve në detyrë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
07/04/2010