E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIM PËR EKZEKUTIMIN E VENDIMIT TË GJYKATËS EUROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT, DATË 29.9.2009, PËR ÇËSHTJEN NR. 32907/07, “GJYLI KUNDËR SHQIPËRIS˔

V E N D I M

PëR

EKZEKUTIMIN E VENDIMIT Të GJYKATëS EUROPIANE PëR Të DREJTAT E NJERIUT, DATë 29.9.2009, PëR çëSHTJEN NR. 32907/07, “GJYLI KUNDëR SHQIPëRISë”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 46, të Konventës Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, ratifikuar me ligjin nr.8137, datë 31.7.1996, “Për ratifikimin e Konventës Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore”, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26. 6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 13, të ligjit nr.10190, datë 26.11.2009, “Për buxhetin e vitit 2010”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, datë 29.9.2009, për çështjen nr.32907/07, “Gjyli kundër Shqipërisë”, në shumën 4 250 (katër mijë e dyqind e pesëdhjetë) euro, si dhe pagesën e tatimit mbi të ardhurat për dëmshpërblimin, në masën 10 për qind të kësaj shume.

2. Autoriteti përgjegjës për ekzekutimin e këtij vendimi është Ministria e Financave dhe ky ekzekutim të kryhet brenda datës 15.4.2010.

3. Efekti financiar, i parashikuar në pikën 1, të këtij vendimi, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

4. Shuma e përcaktuar si detyrim në pikën 1, të këtij vendimi, të depozitohet në njërën nga bankat e nivelit të dytë, në emër të ankuesit, z. Ali Gjyli, dhe të konvertohet në lekë me kursin e këmbimit të bankës ku është depozituar shuma, në datën e çeljes së llogarisë.

5. Pagimi i shumës së depozituar, sipas pikës 4 të këtij vendimi, në favor të ankuesit, z. Ali Gjyli, të bëhet nga Ministria e Financave, pas paraqitjes së të gjithë dokumentacionit ligjor të nevojshëm për kryerjen e pagesave nga buxheti i shtetit.

6. Ngarkohen Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


07/04/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›