VENDIM PËR DHËNIEN NË PËRDORIM AGJENCISË PËR MBËSHTETJEN E SHOQËRISË CIVILE TË DISA MJEDISEVE TË NDËRTESËS SË ISH-MINISTRISË SË TRANSPORTEVE E TELEKOMUNIKACIONEVE
PëR
DHëNIEN Në PëRDORIM AGJENCISë PëR MBëSHTETJEN E SHOQëRISë CIVILE Të DISA MJEDISEVE Të NDëRTESëS Së ISH-MINISTRISë Së TRANSPORTEVE E TELEKOMUNIKACIONEVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10 e 13, të ligjit nr.8743, datë 23.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Reformat dhe Marrëdhëniet me Kuvendin, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Dhënien në përdorim Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile të disa mjediseve, konkretisht kati i tretë teknik i ndërtesës së ish-Ministrisë së Transporteve dhe Telekomunikacioneve, përkatësisht, 5 zyra në këtë kat.
2. Ngarkohen Kryeministria, Ministria e Brendshme, Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe ministri i Shtetit për Reformat dhe Marrëdhëniet me Kuvendin për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
07/04/2010