E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIM PËR DHËNIEN NË PËRDORIM KOMISIONIT TË PROKURIMIT PUBLIK TË DISA MJEDISEVE, NË ADMINISTRIM TË AGJENCISË SË PROKURIMIT PUBLIK

V E N D I M

P ë R

DHëNIEN Në PëRDORIM KOMISIONIT Të PROKURIMIT PUBLIK Të DISA MJEDISEVE, Në ADMINISTRIM Të AGJENCISë Së PROKURIMIT PUBLIK

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10 e 13, të ligjit nr.8743, datë 23.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Reformat dhe Marrëdhëniet me Kuvendin, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Dhënien në përdorim Komisionit të Prokurimit Publik të disa mjediseve, konkretisht kati i parë teknik, në administrim të Agjencisë së Prokurimit Publik, në ndërtesën e Ministrisë së Financave.

2. Kati përdhe i këtyre mjediseve mbetet në përdorim të Agjencisë së Prokurimit Publik.

3. Ngarkohen Kryeministria, Ministria e Financave, Agjencia e Prokurimit Publik dhe Komisioni i Prokurimit Publik për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


07/04/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›