VENDIM PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR. 438 , DATË 13.7.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PAGAT E PUNONJËSVE TË POLICISË SË MBROJTJES NGA ZJARRI DHE SHPËTIMIN”, TË NDRYSHUAR
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR. 438 , DATË 13.7.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PAGAT E PUNONJËSVE TË POLICISË SË MBROJTJES NGA ZJARRI DHE SHPËTIMIN”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 35, të ligjit nr.8766, datë 5.4.2001, “Për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimin”, të nenit 5/1 të ligjit nr.8487, datë 13.5.1999, “Për kompetencat për caktimin e pagave të punës”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.10025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Lidhja nr.1, “Struktura dhe nivelet e pagave për punonjësit e Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe për Shpëtimin”, që përmendet në pikën 1, të vendimit nr.438, datë 13.7.2007, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe emërtim, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga fondet e vitit 2009, parashikuar për politikat për rritjen e pagave.
3. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 maj 2009.
K R Y E M I N I S T R ISALI BERISHA
27/04/2009