VENDIM PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.429, DATË 8.4.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR EMËRIMIN E ANËTARËVE TË KOMISIONIT PËR VLERËSIMIN E MASAVE PËR IMPORTET”
V E N D I M
PëR
DISA NDRYSHIME Në VENDIMIN NR.429, DATë 8.4.2008, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “PëR EMëRIMIN E ANëTARëVE Të KOMISIONIT PëR VLERëSIMIN E MASAVE PëR IMPORTET”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4 e 5, të ligjit nr.9790, datë 19.7.2007, “Për masat mbrojtëse në importe”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë,Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në pikën 1, të vendimit nr.429, datë 8.4.2008, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime:
a) “Z. Genc Ruli zëvendësohet me z. Dritan Prifti, ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.”; b) “Znj. Lindita Xhillari zëvendësohet me z. Agron Shehaj, drejtor i departamentit juridik dhe shërbimeve, në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë.”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA10/02/2010