E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.478, DATË 18.7.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELEVE TË PAGAVE TË NËPUNËSVE TË DISA INSTITUCIONEVE, NË VARËSI TË MINISTRAVE TË LINJËS”, TË NDRYSHUAR

V E N D I M

PËR

DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.478, DATË 18.7.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELEVE TË PAGAVE TË NËPUNËSVE TË DISA INSTITUCIONEVE, NË VARËSI TË MINISTRAVE TË LINJËS”, TË NDRYSHUAR

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5/1, të ligjit nr.8487,    datë 13.5.1999, “Për kompetencat për caktimin e pagave të punës”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:


1. Në vendimin nr.478, datë 18.7.2007, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të bëhen këto shtesa, :

a) Në fund të shkronjës “a”, të pikës 1, shtohet emërtesa “Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit”.
b) Pas paragrafit të dytë, të pikës 12, shtohet një paragraf, me këtë përmbajtje:
“Për nëpunësit e Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve të jepet shtesë për kushte pune, si më poshtë vijon:

i)  Për pozicionin “Titullar i institucionit”, 13 000 (trembëdhjetë mijë) lekë mbi pagën mujore të kategorisë përkatëse;
ii) Për pozicionet “Drejtor drejtorie”, “Përgjegjës sektori” dhe “Specialist”, në drejtoritë dhe sektorët teknikë të institucionit, 10 000 (dhjetë mijë) lekë mbi pagën mujore të kategorisë përkatëse.”.

2. Pagat për pozicionet mbështetëse në Njësinë e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, të jenë sipas lidhjeve II/M dhe II-5, që i bashkëlidhen vendimit nr.726, datë 21.12.2000, të Këshillit të Ministrave, “Për pagat e punonjësve të institucioneve buxhetore”, të ndryshuar.

3. Efektet financiare për vitin 2008, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga fondet e miratuara, për secilin institucion, për këtë vit.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I


SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›