VENDIM PËR EMËRIMIN E KRYETARIT DHE TË NJË ANËTARI TË KOMISIONIT KOMBËTAR RREGULLATOR TË SEKTORIT TË FURNIZIMIT ME UJË DHE LARGIMIT E PËRPUNIMIT TË UJËRAVE TË NDOTURA
V E N D I M
PËR
EMËRIMIN E KRYETARIT DHE TË NJË ANËTARI TË KOMISIONIT KOMBËTAR RREGULLATOR TË SEKTORIT TË FURNIZIMIT ME UJË DHE LARGIMIT E PËRPUNIMIT TË UJËRAVE TË NDOTURA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “d”, të pikës 3, të nenit 4, të ligjit nr.8102, datë 28.3.1996, “Për kuadrin rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe largimit e përpunimit të ujërave të ndotura”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Emërimin e kryetarit dhe të një anëtari të Komisionit Kombëtar Rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe largimit e përpunimit të ujërave të ndotura, sipas propozimeve të ekipit përzgjedhës, si më poshtë vijon:
1. Z. Avni Dervishi kryetar;
2. Z. Altin Uka anëtar, i cili do të zëvendësojë znj.Luljeta Hoxha, deri në përfundim të mandatit të saj.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA