VENDIM PËR MIRATIMIN E PAGESAVE QË KRYHEN NË AUTORITETIN E KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE DHE POSTARE, PËR CAKTIMIN DHE PËRDORIMIN E FREKUENCAVE, TË NUMRAVE DHE TË SERIVE NUMERIKE
V E N D I M
PëR
MIRATIMIN E PAGESAVE Që KRYHEN Në AUTORITETIN E KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE DHE POSTARE, PëR CAKTIMIN DHE PëRDORIMIN E FREKUENCAVE, Të NUMRAVE DHE Të SERIVE NUMERIKE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 3, e 119, pika 2, të ligjit nr.9918, datë 19.5.2008, “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e pagesave, që kryhen në Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare, për caktimin dhe përdorimin e frekuencave, të numrave dhe të serive numerike, sipas lidhjes 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Vendimi nr.75, datë 6.2.2003, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e pagesave që kryhen pranë Entit Rregullator të Telekomunikacioneve”, i ndryshuar, shfuqizohet.
3. Ngarkohet Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
23/07/2010