VENDIM PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.618, DATË 7.9.2006 , TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË DOKUMENTACIONIT DHE MASËS SË PERFITIMITTË PAGESËS PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUAR”, TË NDRYSHUAR
V E N D I M
PëR
DISA NDRYSHIME Në VENDIMIN NR.618, DATë 7.9.2006 , Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “PëR PëRCAKTIMIN E KRITEREVE, Të DOKUMENTACIONIT DHE MASëS Së PERFITIMITTë PAGESëS PëR PERSONAT ME AFTëSI Të KUFIZUAR”, Të NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 11, pika 1, e 20, pika 3, të ligjit nr. 9355, datë 10.3.2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, dhe të nenit 15, të ligjit nr.8626, datë 22.6.2000, “Statusi i invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punës, çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në pikat 8 e 13, të vendimit nr.618, datë 7.9.2006, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, fjalët “... çdo vit, me ritmet e rritjes së pagës minimale, në shkallë vendi, por masa e indeksuar e pagesës të mos jetë më shumë se masa e pensionit minimal në qytet, në shkallë vendi …” zëvëndësohen me “... me indeksin e çmimeve të konsumit ...”.
2. Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Punës, çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Shërbimi Social Shtetëror dhe njësitë e qeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I ST R I
SALI BERISHA
23/07/2010